Maqedoni

Fillon regjistrimi i diasporës, mërgimtarët alarmojnë, kemi probleme

01.03.2021 15:39

Prej sot deri më 21 prill, shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit...

Prej sot deri më 21 prill, shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen përmes web-aplikacionit census.stat.gov.mk. Por që nga dita e parë nuk kanë munguar edhe problemet e shumta që kanë hasur mërgimtarët të cilët kanë dashur të regjistrohen.  
 
“Edhe unë që tentova të regjistrohem, në rregull ajo faqja e parë ku kërkon numrin amëz dhe  të dhënat fillestare, emrin dhe mbiemrin, kjo është krejt në rregull deri kur ta dërgojnë kodin në email. Kur e marrim ne kodin në email atëherë kemi probleme. Kur don të vazhdojshë, aty kur e klikon ruaj, nuk vazhdon. Hapet ajo faqja e internetit ku thotë nuk jeni të kyçur në internet. Ka probleme, edhe shumë njerëz ankohen.”, tha Alisetar Ramadani nga Lidhja e Diasporës Shqiptare 
 
Një problem tjetër, i cili u paraqitën nëpër rrjete sociale nga an e diasporës ishte ai se në aplikacion nuk e pranon numrin amë të prsonit që dëshiron të regjistrohet. Ramdani sqaron se kjo ndodh pasi në grafën ku duhet të shkruhet  Vendi, nuk duhet të vendoset emri i shtetit ku jetojnë në mërgim, por të shtetit të Maqedonisë së Veriut
 
“Unë e regjistroj numrin amë të Maqedonisë dhe e shkruaj vendin Zvicër, normal që nuk ta nxjerë. Duhet me shkruajtë aty vendin Maqedoni. Domethënë të gjithë ata të cilët e regjistrojnë numrin amë të Maqedonisë duhet ta vënë vendin Repulika e Maqedonisë së Veriut.”, tha Ramadani.
 
Ramadani theksoi se ka interesim të madh nga ana e mërgimtarëve për tu regjistruar, përderisa theksoi se ka munguar një informim paraprak nga ana e shtetit. Përndryshe vetregjistrmi online është i destinuar vetëm për shtetesasit jo-rezindent. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë atë mundësi. 
 
Në qoftë se dëshironi të kyçeni në aplikacionin për regjistrim të diasporës nga territori i vendit tonë do tju paraqitet një fotografi në të cilën shkruan se qasja në këtë adresë nuk është e mundur nga Maqedonia e Veriut.
 
Autoritet thanë se sistemi është i sigurtë dhe i mbrojtur nga sulmet kibernetike. 
 
ERSAN PAJAZITI