Maqedoni
Rasti "Almiri", Iliqit i shtyhet mbajtja e dënimit, Sedat Aliut jo
01.03.2021 15:59
Standartet e dyfishta nga Gjykata themelore në Kumanovë në rastin me vdekjen e Almirit 4 vjeçar...

Standartet e dyfishta nga Gjykata themelore në Kumanovë në rastin me vdekjen e Almirit 4 vjeçar nuk kanë të ndalur.Kështu shprehet avokati mbrojtës i familjarëve Aliu, Asmir Alispahiq. Së fundmi Gjykata Thelemore e Kumanovës ka refuzuar kërkesën që Sedat Aliut, babait të Almirit, t’i shtyhet mbajtja e burgut për arsye famijare, ndërkohë që ka pranuar kërkesën për shtyerjen e mbajtjes së dënimit për të dënuarin Boban Iliq, i cili për rreth edhe 3 muaj do të jetë i lirë. Mbrojtja me këtë rast ka parashtruar ankesë tek Këshilli penal i gjykatës, i cili duhet të vendos brenda disa ditëve, nëse Sedat Aliu do të filloje me mbajtjen e dënimit me burg prej 6 muajve. Në rast të refuzimit, paraqitja në burg është e detyrueshme, në të kundërtën, shpallet fletëarrest”, shtoi Alispahiç.
"Për mua është e paqartë se për çfarë arsye po bëhet kjo. Ne duam të alarmojmë këtë gjendje ku Gjykata themeore në Kumanovë edhe më tutje vazhdon me standartet e dyfishta dhe me vrasjen e Almirit, pasi që shkuarja e antarëve të familjes në burg paraqet traumë e cila gjithsesi se do të ketë ndikimin e sajë për egzistencën e familjes.", tha Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës.
Rasti "Almiri", Alispahiq: Drejtësinë do ta kërkojmë në Strazbur
Avokati paraprakisht deklaroi se po përgatisin aplikacionin për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburgut, pasi që ligji ua pamundëson të ankohen në Gjykatën Supreme.
"Nga ana jonë, dhe përfaqësuesi I të dëmtuarve avokati Ibraim Bajrami, po bëhet gati aplikacioni për Strazbur, ku do ti sqarojmë të gjitha dëshmitë tona ku shpresojmë se ky aplikacion do të vlersohet dhe pranohet ku do të konstatohen lëshimet e shumta që janë bërë në këtë proces nga Gjykata themelore në Kumanovë. Kemi afat edhe 2 muaj që aplikacionin ta paraqesim në Strazbur.", tha Alispahiq.
Nga dënimi prej 6 viteve që fillmisht iu shqiptua Boban Iliq, Apeli i uli dënimin në 4 vjet. Përveç babait të Almirit, për mbajtje të dënimit me burg do të paraqiten edhe xhaxhai i Almirit, Avdulla Aliu dhe kushëriri Sami Demiri.
FLORIJE BELULI KAMBERI
