Maqedoni

Shumica parlamentare konfirmon unitetin, opozita konstaton vështirësi dhe kërkon zgjedhje

01.03.2021 16:16

Partnerët e shumicës parlamentare konfirmojnë unitetin brendapartiak dhe ndërpartiak dhe qëndrushmërinë e shumicës parlamentare...

Partnerët e shumicës parlamentare konfirmojnë unitetin brendapartiak dhe ndërpartiak dhe qëndrushmërinë e shumicës parlamentare. Pranojnë se vërrejtjet për funksionimin e Kuvendit janë të qëndrueshme prandaj njoftojnë për tejkalimin e pengesave dhe vënien në funksion të plotë të Kuvendit.  
 
“Sot, koordinatori I LSDM-së më njoftoi se grupi parlamentar i BDI-së është i plotë. Të gjithë janë në dispozicion dhe po caktohen séance. Dhe e di se do të funksionojmë në kapacite të plotë, ashtu siç ësht ëbërë koalicioniprej 62 deputetë që kuvendi edhe në kushte pandemie të mund të funksionojë me shumicë të garantuar.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
“Grupi parlamentar i BDI-së është një dhe unik dhe nuk ka ndonjë dilemë sa i përket funksionimit të Kuvend. Komunikimi me koordinatorin e grupit parlamentar dhe gjithë deputetëve është i përditshëm dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjëfarë pengese në këtë drejtim.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
 
VMRO DPMNE edhe më tej konsideron se plenumi po funksionon me vështirësi dhe se është shumica parlamentare ajo që ka vendosë praktikën e moformimit të kforumit në komisionet që drejton opozita.
 
“Plenumi i Kuvendit po funksionon me shumë vështirësi. Seancat po zhvillohen me vështirësi dhe shpesh anulohen ndrësa trupat punues funskionojnë. Për herë të parë ndodhi krijimi i praktikës për mosbërjen e kuorumit për punë në trupat punues kur Komisioni për Politikë të jashtme kishte dy përpjeke të diskutojë për ndodhitë dylqaëshe me Bullgarinë. Kush nuk lejoi të ndodh ai debat?! Shumica. Prandaj mendoj se është koha që të mendohet për zgjedhje të parakohëshme.”, tha Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE. 
 
Që situata në Kuvend kërkonte zgjidhje, pak ditë më parë, njoftoi edhe vetë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas tij, pengesë për formimin e kuorumit herë pas here kanë qenë deputetët e infektuar me Kovid 19 dhe deputetët në karantinë por edhe një pjesë e deputetëve të cilët edhepse kanë ndodhë brenda objektit të Kuvendit nuk kanë marrë pjesë në séanca për të mundësuar kuorum.     
 
SHPËTIM NUREDINI