Qendrat Covid: 682 të shtruar në spitale, 360 vende të lira
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë....

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për Covid 19 në spitalet infective në vend, aktualisht është 682.
Vetëm në Shkup në 24 orët e fundit u regjistruan 25 shtrime të reja, kryesisht në klinikat e brendshme, por megjithatë shumica e pacientëve janë të shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Më shumë pacientë aktualisht ka në Prilep ku janë të shtruar 75 qytetarë.
E lartë shifra edhe në Kumanovë ku ka 65 pacientë.
Në qendrën covid në Ohër ka 56 pacientë, në Kavadar 42, në Shtipit 32, në Manastir 30, në Veles 25, në Strugë e Strumicë 19, Tetovë 17, në Kërçovë 8, në Kocan 7, në qendrën kovid në Gostivar 6, në Gjevgjeli dhe në Dibër nga 5 pacientë.
Aktualisht në spitalet Covid në vend ka rreth 360 shtretër të lirë.
