Covid-19, 7 viktima dhe 234 raste të reja

01.03.2021 17:06

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni....

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 24 orët e fundit janë bërë 1.208 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 274 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 103.020, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, ndërsa 3.144 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 8.369.