“Kryqi i Kuq”, aktivitete për personat e moshuar
Në kuadër të “Javës së kujdesit për personat e moshuar”, “Kryqi i Kuq” po ndërmerr aktivitete për mbrojtjen dhe të drejtat e personave të moshuar si në aspekt social po ashtu edhe në atë shëndetësor.......

“Ky aktivitet është vazhdë e aktiviteteve që ndërmerr “Kryqi i Kuq” në mbrojtjen e kësaj kategorie dhe me këtë tregojmë shkallën e ngritjes, përkushtimin dhe informimin e tyre në aspekt të të drejtave sociale shëndetësore, të cilat mund të realizohen përmes programeve të “Kryqit të Kuq”, të Organizatës së Shkupit, si shkallë preventive për zgjidhjen e problemeve të njerëzve në moshë. Kujdesin për njerëzit e moshuar në shoqëri e kemi vendosur si qëllim programor që bazohet në themelet e principeve për jetë të sigurt, si dhe përfshirje të jetës sociale të përditshme”- deklaroi sekretari gjeneral i “Kryqin të Kuq”, Sait Saiti.
Edhe Lidhja e Shoqatës së Pensionistëve në Maqedoni, së bashku me shoqatat e tjera i mbështesin aktivitetet për përkujdesjen e personave të moshuar.
“Ne si Lidhje e Shoqatës së Pleqve në Maqedoni, bashkë me shoqatat e tjera i japim përkrahje këtyre aktiviteteve. Patëm takime pikërisht për “Javën e kujdesit të pleqve” dhe deshëm që të gjithë të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe të rritet më shumë ndërgjegjja, që të kujdesen më shumë për personat e moshuar”- tha kryetari i Lidhjes së Shoqatës së Pensionistëve, Dragi Argirovski.
Saiti, thotë se me hapjen e tre qendrave ditore është bërë një hap i rëndësishëm që realizohet në Komunën Qendër, Çair dhe Butel për mbrojtjen e njerëzve të kësaj kategorie në mënyrë institucionale. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
