‘Plani aksionar’ i Georgievskit për kontestin me Bullgarinë, Zaev: Propozimi i Georgievskit, qëndrim personal i tij
Kreu i qeverisë Zoran Zaev....

Kreu i qeverisë Zoran Zaev e cilëson propozimin e ish kryeministrit Lupço Gergievski ide personale dhe zotohet se qeveria asnjëherë nuk do të pranojë model të tillë në tejkalimin e kontestit me fqiun lindor.
Zaev thotë se është sqaruar me partnerin e tij koalicionues Georgievski ndërsa tha se komente tjera lidhur me mendimin e tij për këtë çështje, ,mund të jep ai personalisht.
“Logjikisht ai pranoi se është qëndrim personal I tij. I sqarova edhe njëherë se nuk mund të jetë qëndim as i qeverisë as i koalicionit sepse janë të qarta pozicionet tona dhe këtë ai e kuptoi. Sigurisht nëse e pyetni do t’ju jep koment… Nuk dua të hy më detajisht në pjesën e negociatave për shkak të zgjedhjeve në Bullgari. Nuk do duhej të komentohej përmes mediave. Duhet të vazhdojnë bisedimet mes dy ministrive… Mendoj se më thelbësisht mund të bisedojmë kur të kalojnë zgjedhjet, pasi të formohet qeveria bullgare” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
‘Plani aksionar’ i Georgievskit për kontestin me Bullgarinë, Sajkovski: Plan i koordinuar mes Zaevit dhe Georgievskit
Por nga opozita maqedonase e quajnë ‘koordinim” mes Zaevit dhe Georgievskit idenë e këtij të fundit lidhur me çështjen bullgare.
“Mendoj se Lupço Georgievski si partner koalicioni i Zaevit në qeveri ,së bashku dhe në mënyrë të koordinuar i bëjnë këto procedura. Ndërsa pse i bëjnë, duhet të pyeten qytetarët e Maqedonisë” – u shpreh Gjorgjija Sajkoski nga VMRO–DPMNE.
Ish kryeminsitri Lupço Georgievski dje ka shpaluar të ashtuquajturën ‘plan aksionar” prej disa pikash, i cili propozon metodë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë. Por propozimi i tij nuk është mirëpritur dhe ka nxitur reagime të ashpra në opinion. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
