Programi vjetor për kulturë, ASH-AAA akuzon funksionarët shqiptarë

01.03.2021 17:42

Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë akuzuar funksionarët shqiptarë në Ministrinë e Kulturës, se po luajnë rolin e kukullave pa asnjë forcë për të vendosur për projektet shqiptare që kalojnë në këtë ministri.

“Përse nuk reaguat që në momentin e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit. Pse duhet të luani rolin e zëdhënësve të ministres. Zv/ministri ka thënë se nëse ministrja nuk tërheq programin, ai do tërhiqet. Ne e pyesim, a do tërhiqet apo do të vazhdojë të jetë aty si kukull” – pyesin nga Forumet Rinore, Koalicioni ASH-AAA.