Regjistrimi i popullsisë, Sela: Problemet e para shqetësuese

01.03.2021 19:16

Aleanca për Shqiptarët një shtab partiak e ka shndëruar....

Aleanca për Shqiptarët një shtab partiak e ka shndëruar në funksion të informimit të qytetarëve në lidhje me procesin e regjistrimit.

Kryetari I këtij subjekti Ziadin Sela I sheh si shqetësuese problemet në ditën e parë të regjistrimit, por shpreson për tejkalim të problemeve për shkak se siç tha regjistrimi I popullsisë është shumë I nevojshëm për vendin.

“Shqetësuese është ditën e parë raportimet e shumë qytetarëve të cilët kanë hasur në vështirësi në ëeb faqen e internetit në të cilën janë regjistruar. Në qoftë se pafundësisht vazhdon diçka e tillë, kushtimisht nuk rregullohet, unë shfrytëzoj rastin tju bëj apel diasporës të lajmërohen tek të afërmit. Ne prandaj I kemi bërë edhe shtabet partiake tju ndihmojmë me informata të nevojshme. Për të gjithë ata që nuk arrijnë të regjistrohen online, ju bëj apell që të kontaktojnë të afërmit e tyre, në mënyrë që most ë ngelen pa regjistruar” – u shpreh Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.