Maqedoni

Parashikimi i motit

02.03.2021 09:06

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale....

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit në disa vende erë e fortë e veriut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -6 në 0, ndërsa ajo e ditës nga 9 deri në 16 gradë.
 
 
Në Shkup moti do të jetë me diell, deri në fund të ditës me re të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të shiut.