Maqedoni

Gjykata Penale seancë gjyqësore për lëndën “27 prilli”

02.03.2021 09:22

Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit”.

Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit”. Gjykimi për këtë lëndë është akoma në fazë të procedurës dëshmuese. 

Në seancën e kaluar janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakieski. Shumica e dëshmitarëve, që u morën në pyetje në seancën e kaluar, thanë se edhe pse kanë bërë pjesë në grupe të ndryshme të viberit, në asnjërën nuk është folur rreth protestave për “Maqedoninë e përbashkët”, para Kuvendit, se edhe se nuk kanë pasur kurrfarë komunikimi lidhur me protestat me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin. Rastin e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.