Maqedoni
Tre vjet burg kush regjistrohet sikur është nga jashtë
02.03.2021 10:12
Një programues ka alarmuar se kushdo që instalon një "VPN"...

Një programues ka alarmuar se kushdo që instalon një "VPN", sistemi i regjistrimit e konsideron sikur regjistrohet në një vend tjetër. Por nga Enti i Statistikave paralajmërojnë se kushdo që keqpërdor dhe gënjen sistemin, duke paraqitur të dhëna të rreme, do të përballet me pasoja penale.
“Sipas nenit 9 të Ligjit për Regjistrimin, kushdo që shkatërron, fsheh, dëmton ose i bën të papërdorshme të dhënat e futura në aplikacionin e regjistrimit, do të dënohet me burgim të paktën tre vjet”, thuhet në këtë nen.
Pra, edhe nëse dikush përdor VNP, sistemi do të tregojë se të dhënat nuk janë të besueshme dhe këto raste do të trajtohen si ndërhyrje e qëllimshme në aplikim, paralajmërojnë nga ESHS.
