Botë

Haxhi në Arabinë Saudite, kusht vaksinimi

02.03.2021 10:29

Këtë vit, vaksina kundër COVID-19 është kushti kryesor për haxh....

Këtë vit, vaksina kundër COVID-19 është kushti kryesor për haxh.
 
Ministri i Shëndetësisë i Arabisë Saudite, Tawfig Al-Rabiah, tha se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh. Ai ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë.
 
Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.