Botë

Osmani: Është koha që Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës

02.03.2021 11:01

Pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak...

Pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se është koha është që Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës. Sipas Osmanit, kërkesa për drejtësi do të jetë themelore në Bruksel.
 
Lajçak, rënditi ndërkohë  mesazhet për Kosovën. Ai përgëzoi Kosovën për zgjedhjet e lira, derisa përgëzoi edhe partitë politike që kanë pranuar ezultatin e zgjedhjeve. Lajçak po ashtu potencoi se BE dhe ShBA tani kanë marrëdhënie më të afërta për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha që BE është e gatshme të mbëshetesë Kosovën në prioritetet që ka Albin Kurti për hapjen e vendeve të reja të punës dhe luftimin e korrupsionit, tha se këto janë prioritete edhe të BE-së. Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak tha se konkludon që dialogu do të vazhdojë. AI shtoi se dialogu është përgjegjësi e të gjitha partive politike në Kosovë