Maqedoni
Pas një muaji Kuvendi i kthenet punës, shumica parlamentare konfirmon unitetin
02.03.2021 09:58
Në Kuvend gati pas një muaji sot duhet të mbahen vazhdimet e seancave...

Në Kuvend gati pas një muaji sot duhet të mbahen vazhdimet e seancave të 21-të, 22-të, 25-të dhe 26-të.
Caktimi i vazhdimit të seancave plenare vjen pas takimit të djeshëm koordinues të koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Në takim ka marrë pjesë zëvendës koordinatori i BDI-së Arbër Ademi.
Koordinuesit e VMRO-së, Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës, të cilët nuk shkojnë në këto takime tashmë një kohë të gjatë, nuk morën pjesë në mbledhje, por kanë komunikim joformal me Xhaferin për punën dhe aktivitetet e Kuvendit. Shumica parlamentare konfirmojnë unitetin brendapartiak dhe ndërpartiak dhe qëndrushmërinë e shumicës parlamentare. Pranojnë se vërrejtjet për funksionimin e Kuvendit janë të qëndrueshme prandaj njoftojnë për tejkalimin e pengesave dhe vënien në funksion të plotë të Kuvendit. Opozita konstaton vështirësi dhe kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
