Kadastra, hap dyert për t’u informuar për çështjet pronësore
Hapen dyert e Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri. Të gjithë qytetarët, prej datës 24 nëntor deri në 15 mars të vitit të ardhshëm do të mund të informohen mbi çështjet pronësore dhe problemet që i kanë me këtë dikaster.......

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë, theksoi se qytetarëve do t’u ofrohet zgjidhje e menjëhershme e problemeve dhe nevojave të tyre nga ekipet profesionale të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë.
“E shfrytëzoj këtë mundësi për t’i ftuar qytetarët që çdo ditë prej ora 9 deri në orën 17 të vizitojnë Qendrën për Kadastër të Patundshmërive”- deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë, Sllavçe Trpevski.
Drejtori i Kadastrës, Trpeski, theksoi se problem kryesor mbeten elaboratet, ku një numër i madh i qytetarëve nuk kanë kryer punë me elaboratet gjeodezike.
“107 mijë qytetarë tashmë janë regjistruar në kadastër dhe kanë marrë fletëpronësi. E dimë që numri i kërkesave ishte 360 mijë, domethënë kemi numër të madh të qytetarëve të cilët ende nuk e kanë kryer procedurën e legalizimit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe komunat, problem kryesor është përpunimi i elaborateve gjeodezike, të cilat duhet t’i bëjnë firmat private gjeodezike”- tha Trpevski.
Drejtori Trpeski, u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë, t’i dorëzojnë elaboratet dhe të mos e presin afatin e fundit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
