Maqedoni

Gjykata Penale, u shty seanca për organizatorët e 27 prillit

02.03.2021 14:26

Shtyhet për më 5 mars seanca gjyqësore....

U shty për më 5 mars seanca gjyqësore për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, njoftojnë nga Gjykata Penale në Shkup. Arsyeja e shtyrjes së seancës është se sot ka seancë gjyqësore edhe për lëndën lidhur me aksidentin e autobusit afër fshatit Llaskarcë,  ku vepron i njëjtë gjykatës.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilët e ndjekin debatin kryesor për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, të cilat ndodhën në Kuvendin e RMV-së, e informojmë opinionin se debati i sotëm shtyhet duke pasur parasysh se është përcaktuar debat për lëndën lidhur me aksidentin e autobusit afër fshatit Llaskarcë, ku vepron i njëjtë gjykatës – anëtar i Këshillit Gjykues.”,- thuhet në Komunikatën me shkrim të publikuar në ueb faqen e Gjykatës Penale. 

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. (Sanije Duraku, TVM2)