Maqedoni

Në sheshin e Shkupit, ulëse të mençura me censorë

02.03.2021 15:13

Në qendër të Shkupit janë vendosur ulëse smart - të mençura....

Në qendër të Shkupit  janë vendosur ulëse smart - të mençura, me censorë të cilat informojnë edhe për cilësinë e ajrit dhe shfrytëzojnë energji diellore si dhe kanë internet falas për shfrytëzuesit. Projekti është realizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ambasadës Zvicerane dhe Organizatës “Go Green”, me qëllim të krijimit të eko inovacionit që do të arrijë tek të rinjtë në zonën e qendrës së qytetit dhe të tregojë se ekziston një mënyrë për të përdorur energjinë e rinovueshme për aktivitetet e përditshme.
 
“Ne kemi bërë tre parqe të tilla me stola inteligjente, me censorë që zbulojnë cilësinë e ajrit, me karikues për celularët dhe këto stola inteligjentë mundësohen nga energjia diellore. Projekt plotësisht ekologjik dhe përveç kësaj kjo zonë është e gjelbër.”,- tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
 
“Jam e lumtur të shoh këtë bashkëpunim midis komunës dhe sektorit civil, të cilët së bashku zhvillojnë projekte të tilla inovative. Interesante është që këtu ekziston një mundësi që qytetarët të ulen në këto ulëse dhe të karikojnë telefonat e tyre, si dhe të kontrollojnë cilësinë e ajrit.”,- u shpreh ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Sibil Suter.
 
“Këto ulëse përdorin energji diellore, tregojnë informacion mbi cilësinë e ajrit, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetin tonë dhe një nga qëllimet kryesore të “Go Green”. Fondi i Holokaustit të Hebrenjve u kujdes për këtë projekt për të marrë një pamje edhe më të mirë, duke dhuruar 20 pemë japoneze e qershi që ne presim të lulëzojnë në çdo kohë dhe pastaj në rrugë për të marrë një pamje të plotë.”,- theksoi Gorjan Nacevski nga “Go Green”.
 
Ulëset e mençura janë  pjesë e projektit “Zona inovative eko për ajër më të pastër".
 
REJHANE BUSHI METAJ