Kovid-19, 7 viktima dhe 726 të infektuar

02.03.2021 17:18

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 viktima...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 viktima dhe 726 të infektuar nga virusi Korona. Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore nga 3.144 teste të kryera janë regjistruar 726 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.746 raste, prej të cilëve 91.875 janë shëruar, kurse 3.151 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 8.720 raste aktive.