Bytiqi dhe Besimi dëgjuan kërkesat e Odës Ekonomike dhe të afaristëve

02.03.2021 18:12

Gjatë periudhës së pandemisë, Qeveria....

Gjatë periudhës së pandemisë, Qeveria ka ndjekur me vëmendje të posaçme zhvillimet ekonomike dhe shqetësimet e sferës së biznesit, prandaj edhe është munduar të krijojë politika të mira dhe kushte të përshtatshme. Kështu theksuan zyrtarët qeveritarë në takimin e punës me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe me afaristët.

“Rreth investimeve të huaja direkte jemi duke punuar intensivisht, por kemi formuar edhe grupe të punës, por edhe për problemin e fuqisë punëtore dhe mundësia e sjelljes së fuqisë punëtore nga jashtë, i cili është një problem shumë domethënës. Prandaj do të sjellim zgjidhje të tillë që të mund të sillen punëtorë nga jashtë, por fillimisht të shtrydhen mundësitë që ajo klasë e kërkuar e punëtorëve të gjendet në vendin tonë.”,- tha zëvendëskryetari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi.

“Sfida jonë kryesore ka qenë që gjatë kësaj kohe të virusit me Covid-19, të intervenojmë me masa të shpejta me qëllim që ta shpëtojmë çka mund të shpëtohet nga ekonomia. Në këtë drejtim jemi duke biseduar për krijimin e kushteve tatimore për investitorët e vendeve të BE-së, por edhe tek shkalla doganore të cilat duhet të harmonizohen me vendet e BE-së.”,- tha ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi.

“Kemi pasur një bashkëpunim të mirë gjatë kohës së kaluar, kemi realizuar qindra takime, e ku kemi hapur me qindra tema të cilat për këto dhjetë vite kanë qenë të lëna anash. Me Ministrinë e Financave kemi punuar për temat më të ndjeshme të cilat kanë qenë aktuale, ndërsa në temat strategjike kemi punuar me Qeverinë dhe Fatmir Bytyqin. Për ne është shumë e rëndësishme sjellja e Ligjit për Doganat.”,- tha kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azevski.

Azeski njëherit kërkoi nga partitë parlamentare që t’i votojnë ligjet ekonomike. (Fitim Kryeziu, TVM2)