Xhaferi: Komisionet nuk e kanë kryer punën e tyre

02.03.2021 18:30

Konvokimi apo mos-konvokimi i seancave plenare....

Konvokimi apo mos-konvokimi i seancave plenare dhe trupave të kuvendit ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se seancat plenare nuk i ka konvokuar pasi që komisionet nuk e kanë kryer punën e tyre. 

“Edhe kjo seancë nuk do të mbyllet sot për shkak se nuk janë mbyllur të gjitha pikat në komisionet përkatëse dhe për atë besoj se nuk është përgjegjësi e imja. Këtë periudhë që nuk kam mbajtur seanca plenare kam lënë kohë që të mundin komisionet të rezonojnë dhe obligimet t’i kryejnë në afatet e duhura edhe pse i kanë tejkaluar të gjitha afatet e punës komisionet.”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Mitrevski: VMRO ta pyes veten pse nuk i ka ftuar komisionet

Lidhur me mos-funksionimin e kuvendit VMRO-DPMNE, duhet ta pyes veten se pse nuk i konvokojnë komisionet me të cilat ata drejtojnë për t’i krijuar kushte plenumit thonë nga LSDM.

“E saktë është që dy javë e gjysmë nuk kishte seanca plenare, megjithatë kjo periudhë ishte e dakorduar në koordinime të ju jepet komisioneve që t’i mbarojnë punët e tyre që të mundet plenumi të punojë dhe miratojë vendime. Shumica është këtu, deputetët janë këtu, presim që të vazhdojmë edhe me seanca të tjera në periudhën e ardhshme por po i mbarojmë punët ashtu siç i kemi filluar.”,- tha Jovan Mitrevski nga LSDM.

Micevski: Shumica nuk i ka tejkaluar problemet akoma

Por, VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar se shumica parlamentare akoma ka probleme në radhët e saj.

“Shumica parlamentare akoma ka probleme në radhët e saj, këtë mund ta shohim nga 50 deputetët e shumicës parlamentare. Një nga arsyet e mbajtjes së katër seancave është që t’i tregohet opinionit se kuvendi po punon ndërsa në të vërtetë kemi vetëm nga një apo dy pika që plotësojnë kushtet për punë të seancës plenare. Është e qartë se problemet në shumicën parlamentare akoma nuk janë tejkaluar.”,- theksoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Snopçe: Opozita nuk e ka për detyrë kuorumin

Ndërkohë nga koalicioni ASH-AAA akuzojnë pushtetin se nuk ka kapacitet të sigurojë shumicën dhe se, sipas tyre, këtë nuk e ka obligim opozita.

“Opozita nuk ka për detyrë t’i sigurojë kuorum shumicës parlamentare. Normalisht opozita ka qenë shumë e përgjegjshme dhe shumë principiele për ligjet me rëndësi për qytetarët, siç ishte rebalanci i buxhetit, paketat ekonomike, sikur që ishte ligji për vaksinat sikur që ishte, ligji për regjistrim, të cilin ne e mundësuam që të votohet për shkak se 9 deputetët tanë votuan dhe ligji u soll me 62 deputet që do të thotë se vetëm 53 deputet nga shumica parlamentare e votuan atë.”,- u shpreh Halil Snopçe nga ASH-AAA.

Pas gati një muaji kuvendi konvokoi vazhdimet e katër seancave plenare. Vazhdimi i seancave plenare vjen pas takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi. (Naim Ramadani, TVM2)