Tetovë, rritet numri i të infektuarve
Gjatë muajit shkurt është rritur numri i të infektuarve...

Gjatë muajit shkurt është rritur numri i të infektuarve me Kovid-19 në Qytetin e Tetovës. Nga qendra Kovid në këtë qytet apelojnë që qytetarët të respektojnë masat pasi edhe gjatë këtij muaji mund të ketë rritje të numrit të personave të infektuar.
“Në Spitalin e Tetovës, të hospitalizuar janë 14, ndërsa numri i përgjithshëm është 40 dhe të gjithë janë në gjendje të rëndë. Numri më i madh i pacientëve kanë dhe sëmundje kronike dhe për këtë shkak edhe ua vështirëson gjendjen. Në muajin shkurt kemi pasur një rritje të numrit të pacientëve të infektuar, nuk kemi të shëruar aq sa edhe të infektuar. Kjo tregon se edhe ky muaj mund të ketë rritje të pacientëve të infektuar. Ndërkaq situatë është stabile në Tetovë dhe ka numër standard të pacientëve me Covid-19.”,- deklaroi Gëzim Nuredini nga Qendra Covid- Tetovë. (Visar Sadiki, TVM2)
