Maqedoni

Gjykata Penale, gjykimi për lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”

03.03.2021 09:24

Ne Gjykaten penale ne Shkup vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës....

Ne Gjykaten penale ne Shkup vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, Boki 13, akuzohen edhe katër persona.
 
Lënda udhëhiqet nga gjykatësja  Sofçe Gavrilova Efremovska dhe është në procedurë dëshmuese. Për çështjen me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, e themeluar nga Bojan Jovanovski- Boki 13, përmes së cilës sipas akuzës janë mashtruar biznesmenë për qendra të pretenduara për të moshuar, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Ercegoviq. Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.