Botë
Greqi, tërmet 6.2 ballë në Larisa, u ndje edhe në RMV
03.03.2021 11:38
Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 11:20...

Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 11:20 të paradites së sotme. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në vendin tonë dhe në vendet fqinje.
Epiqendra ishte 24 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa dolën menjëherë në rrugë. Nuk ka raporte për viktima ndërsa ka shtëpi dhe objekte të tjera të dëmtuara. Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, por EMSC përditësoi të dhënat duke e bërë me magnitudë 6.2 Rihter. Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i fuqishëm u ndje kryesisht në Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore. Gjatë gjithë ditës, u ndjenë edhe 19 tërmete të njëpasnjëshme më të lehta se e para, magnituda më e lartë ishte 5.6 e shkallës Rihter.
