Botë
Vjosa Osmani sot në Zvicër, e para vizitë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit
03.03.2021 11:48
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon sot vizitën e parë zyrtare jashtë vendit...

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon sot vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Destinacion do të jetë Zvicra ku pritet të takohet me një sërë personalitetesh përfshirë edhe homologun e saj zviceran.
Kjo vizitë ka për qëllim marrëdhëniet e mira dypalëshe për shkak edhe të diasporës kosovare që në Zvicër numëron shumë shtetas të saj.
Zvicra gjithashtu është ndër të parat vende që njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt të 13 viteve më parë.
