Botë
Dita Botërore e dëgjimit, OBSH: 2.5 mld njerëz mund të kenë probleme me dëgjimin brenda 2025-ës
03.03.2021 12:13
Rreth 2.5 mld njerëz mund të kenë probleme me dëgjimin brenda vitit 2050...

Rreth 2.5 mld njerëz mund të kenë probleme me dëgjimin brenda vitit 2050. Ndër këta rreth 700 mln do të kenë nevojë për kurim dhe riabilitim. Kjo është këmbana e alarmit nga raporti i OBSH me rastin 3 Marsit, Ditës Botërore të Dëgjimit.
Humbja kësaj shqise në jetën e njeriut mund të ketë pasojë shumë të rëndë, pasi ndikon drejtpërdrejt në komunikim, studim, punë, marrëdhëniet personale por edhe mbi shëndetin mendor.
Sipas kreut të OBSH, tek fëmijët, në 60% të rasteve kjo problematike mund të parandalohet para së gjithash përmes vaksinimit ndaj menignjitit, rozolisë. Por gjithashtu kujdes dhe kontroll duhet gjithnjë edhe për veshin e mesëm.
Disa ndër shkaqet që ndikojnë në përkeqësimin apo humbje e dëgjimit janë mbi të gjitha ndotja akustike, higjena, dhe të mos ekzagjerohet me volumin e kufjeve, të cilat vitet e fundit përdoren gjithnjë e më shumë.
Gjithashtu OBSH në raport vëren se në pjesën më të madhe të vendeve, kujdesi ndaj dëgjimit nuk është i integruar në sisitemet shëndetësore kombëtare, dhe në vendet e varfra, në 78% të rasteve numërohet një mjek otorino për 1 mln banorë.
