Botë
Australia zgjat deri në fund të qershorit mbylljen e kufijve
03.03.2021 13:06
Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri më 17 qershor...

Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri më 17 qershor, për shkak të shfaqjes jashtë vendit të varianteve të reja, më ngjitëse të Covid-9, duke lënë kështu të paktën 40 000 australianë të bllokuar jashtë vendit në pamundësi për t’u riatdhesuar.
Kjo zgjatje e bllokimit, e çon në 15 muaj periudhën e mbylljes së kufijve të Australisë për pjesën tjetër të botës, dhe ndalon qytetarët e saj të largohen nga vendi nëse nuk kanë arsye thelbësore.
Shtrirja e bllokimit bazohet në këshillat mjekësore dhe epidemiologjike, të siguruara nga Komiteti Australian i Mbrojtjes së Shëndetit.
Masa e zgjatjes përcakton që sistemi i karantinës në hotel do të vazhdojë të paktën gjysmën e vitit, me mundësinë e zgjatjes për pjesën tjetër të vitit 2021.
