Maqedoni
Prodhuesit e duhanit presin ndryshimet ligjore, Hoxha: Ndryshimet do të miratohen shumë shpejt
03.03.2021 14:30
Blerja e duhanit aktualisht është ndërprerë...

Blerja e duhanit aktualisht është ndërprerë. Prodhuesit presin ndryshimet ligjore që blerja të vazhdojë. Ata thonë thonë se rreth 1.8 milion kilogram duhan janë lënë për blerje, përfshirë edhe sasitë që nuk janë të përfshira në marrëveshjet fillestare. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, pret që ndryshimet ligjore me të cilat afati për blerje zgjatet deri më 31 Mars, të miratohen këtë javë ose më së voni javën tjetër. Sipas tij, përgjigja pse ndryshimet nuk janë miratuar deri më tani, duhet të kërkohet në Parlament.
"Kërkesa për të ndryshuar Ligjin për Duhanin në mënyrë që të zgjatet afati, u bë të njëjtën ditë pas takimit me prodhuesit dhe blerësit. Pse nuk u miratua, duhet të pyetet në Kuvend. Me sa jam informuar, është në rend dite leximi i parë. Besoj se shumë shpejt, nga fundi i kësaj jave ose tjetra, do të ketë një ndryshim dhe afati i shpengimit do të vazhdojë. Realisht, kërkesa e përgjegjësisë gjatë krizës COVID dhe protestave nuk është e përshtatshme. Kjo është arsyeja pse unë ndjehem i përgjegjshëm në zgjidhjen e problemit, dhe jo për problemet aktuale që nuk janë në kompetencën time.", Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë.
