Maqedoni

Arsovski: Plani operativ për programet dhe masat aktive siguron vende të reja pune

03.03.2021 14:41

Në mbledhjen e saj të 50-të, Qeveria pranoi Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim...

Në mbledhjen e saj të 50-të, Qeveria pranoi  Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.Me të përcaktohen programet, sigurohet krijimi i vendeve për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve veçanërisht personave të rinj, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunë ndërprerja e punës së të cilëve u regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, gjegjësisht nga 11 mars 2020.
 
“Zbatimi i këtij Plani Operativ për programe aktive dhe masa për punësim bazohet në disa parime, gjegjësisht do të respektohen disa prej parimeve mes të cilat edhe ajo që e folët, parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes të të gjitha kategorive shoqërore në sektorin privat sipas parimeve të përfshirjes adekuate të kategorisë etnike, gjinore, religjioze, racore ose cilëndo kategori tjetër, në përputhje me standardet dhe praktikat e KB-së dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Asgjë jashtë kësaj. Parimi i dytë është ballafaqim me efektet dhe pasojat negative në tregun e punës dhe punësimi shkaktuar nga pandemia dhe i treti gjithashtu i rëndësishëm është nxitja e zhvillimit të barabartë rajonal në përputhje me të dhënat nga Byroja për zhvillim rajonal dhe shkalla e zhvillimit të rajoneve të planifikuara. Plani Operativ 2021 përmban masa për personat që kohë të gjatë janë jashtë tregut të punës, është e vërtetë, parashikohet mbështetje edhe për punëdhënësit por vetëm nëse ajo do të thotë sigurim i punësimeve të reja dhe rritje e subjekteve juridike”, theksoi zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski.
 
Në këtë mbledhje u miratua  edhe  Koncepti për arsim fillor, për të cilin në përpilimin e saj janë përfshirë të gjitha palët e interesuara, janë dëgjuar dhe janë pranuar mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-së, mësimdhënës dhe organizata qytetare dhe ndërkombëtare. Zëdhënësi I qeverisë, Dushko Arsovski theksoi se në fazën e konsultimeve është arritur zgjidhje e cila është e pranueshme për të gjitha palët e prekura dhe janë pranuar numër i madh i sugjerimeve nga debati i gjerë publik.
 
“Ajo që është më e rëndësishme është se Konceptimi për arsim fillor dhe këtë duhet qytetarët ta dinë, në fokus i ka nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor. Gjithashtu vend të veçantë në këtë koncept ka zhvillimi i vazhdueshëm profesional i arsimtarëve në drejtim të marrjes dhe dhënien e njohurive të reja për aspektin praktik të punës”, theksoi Arsovski.
 
Në mbledhjen e djeshme u miratua Propozim-ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si Park Nacional, përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.