Maqedoni
Protestat për rastin “Monstra”, PTHP: 2 padi penale dhe 12 arrestime
03.03.2021 14:51
Prokuroria Themelore Publike njofton se janë arrestuar 12 persona...

Prokuroria Themelore Publike njofton se janë arrestuar 12 persona dhe janë ngritur dy padi penale në lidhje me protestuesuesit për rastin “Monstra” që u mbajtën në Shkup të premten e kaluar.
Paditë penale janë parashtruar ndaj një 19-vjeçari dhe 22-vjeçari, por pritet të ketë edhe tre padi të reja kudër një 23 vjeçari dhe dy personave nga 20 vjeç, njoftojnë nga prokuroria, sipas të cilës , të tre tashmë janë identifikuar se kanë kryer veprën e njëjtë penale. Priokururia thotë se do të ketë parashtresë edhe ndaj të miturve të cilët janë arrestuar ditën e premte.
“Deri tani janë arrestuar 12 persona, kurse ndërmerren edhe masa shtesë për zbardhjen e rastit”, thuhet më tej në njoftim.
Dje u njoftua se është kërkuar paraburgim edhe për 3 protestues, për çfarë numri i paraburgimeve ka arritur në 5. Arrestimet dhe paditë penale erdhën pas eskalimit të protestës, teksa policia pengoi marshutën e paralajmëruar të protestuesve e disa prej personave në turmë, në shenjë revolte sulmuan policët.
