Maqedoni
Qendrat Covid, 750 pacientë në repartet infektive në vend
03.03.2021 15:01
750 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Covid 19, mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup..

750 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Covid 19, mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin. Vetëm në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj duke e rritur kështu në 307numrin e të hoispitalizuarve në kryeqendër. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Në spitalet në qytetet tjera në 24 orët e kaluara është raportuar për 17 shtrime të reja. Aktualisht në spitalin në Kumanovë ka 73 pacientë, në Prilep 72, në qendrën kovid në Ohër 56, në Kavadar 48, në Shtip 38, në Manastir 28, në Veles 25, në Strugë e Strumicë nga 20, në Tetovë 16, në Dibër 13, në Gostivar 12, në Gjevgjeli 9, në Koçan 7 dhe në Kërçovë 6 pacientë. Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qendrat Kovid ka rreth 360 shtretër të lirë.
