Maqedoni
Covid 19, 5 viktima, 807 raste të reja
03.03.2021 15:12
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus...

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus, ndërsa 807 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndwrsa jwtwn e kanw humbur pesë persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 314 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 104.548, prej të cilëve 92.189 janë shëruar, ndërsa 3.156 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 9.203.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në përputhje me pamjen aktuale epidemiologjike dhe analizën e Institutit të Shëndetit Publik, nuk përjashtojnë mundësinë e miratimit të rekomandimeve për masa të reja në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit KOVID-19.
