Maqedoni
Raporti i “Freedom House”, Qeveria: Përparim me vlerësim pozitiv për reformat
03.03.2021 15:23
Qeveria vlerëson se në raportin e fundit të organizatës “Freedom House” për vitin 2021...

Qeveria vlerëson se në raportin e fundit të organizatës “Freedom House” për vitin 2021, shënohet kthesë në ngecjen shumëvjeçare të mëparshme të demokracisë
"Freedom House e thekson si çështje serioze faktin që BE nuk e mbajti premtimin që vendi të fillojë procesin e negociatave në fund të vitit 2020. Raporti thirret në vlerësimet pozitive të BE-së për reformat në gjyqësor dhe se duhet të vazhdojë praktika e mundësive ligjore për përforcimin e punës së pavarur të gjykatësve. Raporti konstaton se puna e organizatave joqeveritare është e lirë dhe e sigurt me ndryshime serioze krahasuar me periudhën deri në vitin 2017. Freedom House thekson se është rritur numri i mediave kritike dhe të pavarura,veçanërisht platformave online. Për pjesën e raportit që regjistron se gazetarët punojnë nën presion politik dhe se janë konstatuar sulme ndaj gazetarëve, duhet të theksohet se në vitet e fundit për këto incidente po zbatohet procedurë urgjente dhe se rregullisht në aspekt institucional, po procedohen të gjitha lëndët për sulm fizik ose verbal mbi punonjësit e mediave", thuhet në reagimin e qeverisë.
