Maqedoni
Refromat në drejtësi, Nuhiu: Ka reforma por ka edhe hile
03.03.2021 15:37
Problemet në sistemin gjyqësorë nuk janë vetëm në aspektin etnik të ndarjes së drejtësisë por të pranishme janë edhe ideologjitë partiake....

Problemet në sistemin gjyqësorë nuk janë vetëm në aspektin etnik të ndarjes së drejtësisë por të pranishme janë edhe ideologjitë partiake. Kështu shprehet ZV ministri I drejtësisë Agim Nuhiu në emisonin debativ "Argument" në TVM2. Sipas tij me reformat në sistemin e drejtësisë, akoma nuk e kemi arritur atë që këkron filozofia e së drejës për funksionim të shtetit juridike dhe se problem me drejtsinë kanë edhe shtete të BE-së.
"Edhe Maqedonia nuk është immune nga problemeve që ka me drejtësinë. Unë kam dëgjuar edhe kritika dhe vlersime se drejtësia është ndryshe për shqiptarët ndryshe për Maqedonasit, nuk dua ta mohoj një gjë të tillë. Ka edhe ndarje të drejtësisë me paragjyikyme etnike, por ka edhe ndarje të drejtësisë me paragjykime ideologjike partiake. Unë pajtohem se ka hile prandaj edhe qytetarët tanë ankohen në gjykatën në strazburg, kemi 109 lëndë që i kemi humbur si shtet sepse nuk e kemi atë shkallën e duhur të drejtësisë.", tha Agim Nuhiu, ZV Ministër i drejtësisë.
Selimi: Politika mban gjyqësorin në duart e veta
Për anaalistin poltik Sefer Selmi e gjithë ngecja e reformimit të gjyqësorit dhe drejtësia selective, qëndron mbi politikën e cila asesi se nuk heq dorë nga gjyqësori pavarsisht se cila parti vjen në pushtet.
"Problemi thelbësor dhe especial është depolitizimi I drejtësisë dhe këty qytetarët mund të kenë më shumë nivele të diskiminimit. Mund të diskriminohen në asppekt politik, religjioz, kombëtar, është e parëndësishme. Drejtësia selective buron, esenca e burimit të kësaj padrejtësie është se drejtësia dhe politika flejnë në të njejtin shtrat.", tha Sefer Selimi, analist politik.
Selmani: Kemi fuqi ti zgjidhim të gjitha problemet
Sa i përket drejtësisë selective për të cilën gjyqësori është pre e kritikave, eksperti juridik Bashkim Selmani thekson se duhet të krijohet një trup ndërkombëtarë për të gjykuar dhe kështu do të kthehet besimi edhe tek popullata Maqedonase edhe tek ajo shqiptare.Shqiptarët janë të fortë si në aspektin politik ashtu dhe akademik që ti zgjidhin çështjet që tangojnë shqiptarët shprehet Selmani.
"Ne kemi të arritura politike në aspektin politik, por, sistemet janë të ndërthyera në aspektin nacionalist. Qoftë LSDM-ja apo VMRO-ja sistemet njejtë veprojnë me shqiptarët dhe kjo duhet të studiojohet mirë nga ana jonë. Unë nuk pajtohem as me partitë në pushtet as me ato në opozitë që vetëm me konfrenca dhe të zgjidhet problemi, ne kemi 32 deputet në Kuvendin e RMV-së, ne kemi fuqi juridike që brenda 24 orëve të gjitha këto problem të zgjidhen.", tha Bashkim Selmani, Ekspert juridik.
Zv Ministri Nuhiu tha se për të arritur sukese dhe reforma në sistemin gjyqësor duhet të ketë veting dhe se vëtëm atëherë do të testohet integriteti moral dhe profesional të gjyqarit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
