Maqedoni
Kërçovë: Rritet numri i të infektuarve me Covid 19
03.03.2021 15:42
Gjatë këtyre tri ditëve të fundit, numri i të infektuarve në Kërçovë është rritur dukshëm....

Gjatë këtyre tri ditëve të fundit, numri i të infektuarve në Kërçovë është rritur dukshëm. Nga 15 testet e ditës së sotme janë zbuluar 6 raste të reja të cilët janë shtruar për mjekim në Kovid Qendrën e Kërçovës e cila është vendosur në funksion para 10 ditësh.
Krahasuar me një javë më parë, gjatë këtyre ditëve kemi një situatë të re me virusin korona që e ka shtuar edhe numrin e pacientëve të hospitalizuar në Kovid Qendrën e Kërçovës. Gjatë ditës së djeshme dy pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona, ndërsa për momentin kemi 6 pacientë të shtruar dhe një rritje të dukshme të rasteve të reja me Kovid 19, thotë drejtori i spitalit të Përgjithshëm Stanko Tërpeski.
“Kemi një situatë serioze, për momentin ndodhemi në pragun e pikut të tretë, prandaj edhe pacientët duhet të kenë kujdes të shtuar, të paraqiten në kohë dhe të marrin trajtimin e duhur. Testimet bëhen me rekomandim të mjekut amë. Javën e kaluar kemi pasur një numër standart të infektuarish, ndërsa gjatë ditëve të fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve të infektuar, dje kemi pasur 4 raste ndërsa sot janë zbuluar edhe 6 raste të reja të cilët janë hospitalizuar në Kovid Qendrën e Kërçovës.”, tha Stanko Tërpeski, Drejtor i spitalit të Përgjithshëm.
Drejtori Tërpeski nënvizon se me hapjen e Kovid Qendrës janë krijuar kushte të mira për trajtimin e pacientëve, një objekt me 700 metër katror sipërfaqe, sistem qëndror të oksigjenit dhe 45 shtretër.
Ai apelon tek qytetarët që të paraqiten me kohë tek mjeku amë, menjëherë pasi të shfaqen shenjat e para dhe tu drejtohen institucioneve mjeksore sepse kjo situatë nuk është për tu nënçmuar.
SHABAN DALIPI
