Maqedoni
Mungesae ujit për pije në Tetovë, qytetarët ankohen se ka pak ujë, kërkojnë zgjidhje
03.03.2021 15:55
Tetovarët më shumë se 10 ditë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm shkaku i një defekti në gypin kryesorë në Leshnicë....

Tetovarët më shumë se 10 ditë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm shkaku i një defekti në gypin kryesorë në Leshnicë. Qytetarët e anketuar për TVM2 thonë se shumë pakë kanë uj, dhe kërkojn që ky problem të zgjidhet.
"Problem jemi nuk ka ujë ende. Deni herë vinë ndonjë herë jo, u njoftuam që mbrëm do të vije, po nuk ka ardhur. Se 10 ditë pa ujë jemi gjërat kryesor nuk mund ti bëjm. Tetovë është marre mos kemi ujë në mesë Sharrit"...
"Kemi shumë pakë"...
"Ujë nuk kemi se dy javë as pakë,as për te larë tesha, si mundet ne paguajm por ujë nuk kemi. Nuk kamë teshat ku me i la janë mbledhe shumë, ujë nuk kemi as pakë.", thanë qytetarët.
NKP-Tetovë: Defekti është rregulluar
Nga NKP-Tetovë me një komunikat me shkrimë kanë theksuar se defekti është rregullur.
"Sa i perket defektit të ndodhur ne tubacionin e Leshnicës si pasojë e rrëshqitjes dhe dëmtimit të tij në gjatësi prej 60 m, NPK Tetova ariti që të bëjë ndërimin e tubacionit dhe të përfundojë me sukses sanimin e defektit të ndodhur te lokacioni ,,Balta,,. Për momentin qyteti furnizohet me 300l/s dhe jemi në normalizimin e situatës së furnizimit me ujë të pijeshëm.", thuhet në komunikatin e NKP-Tetovë.
Qytetarët e Tetovës gjatë kësja periudhë janë furnizuar me ujë nga katër puse të cilët janë aktivizuar më qytet por shumic edhe janë furnizuar nga marketet. Ndërsa edhe më tej disa shtëpi në periferi të Tetovës dhe ne lagjen Drenovec nuk kanë ujë me vite dhe të njejtët furnizohen nga çezmat më të afërta që kanë.
VISAR SADIKI
