Maqedoni
Regjistrimi i pakicës bullgare në RMV, Osmani: Duhet të kërkojnë grafë
03.03.2021 16:02
Ministri i jashtëm Bujar Osmani prononcohet për reagimet e statusit të bashkësi etnike bullgare nga presidenti bullgar Radev..

Ministri i jashtëm Bujar Osmani prononcohet për reagimet e statusit të bashkësi etnike bullgare nga presidenti bullgar Radev i cili thotë se, RMV nuk respekton dhe shkel të drejtat për vetpërcaktim tëkomuniteti bullgar. Osmani sqaron se shteti jonë posedon mekanizma për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike, andaj fton shoqëritë civile bullgare të kontaktojnë organet që zhvillojnë procesin e rregjistrimit dhe të kërkojnë grafë adekuate për përkatësinë e tyre.
"Askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit bullgar në vend, dhe veçantitë e tyre, përkundrazi organizatat qytetare duhet të ikurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave menjëherë duhet t’i kontaktojnëorganet e rregjistrimit dhe të kërkojnë një grafë të veçantëbrenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative,demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë.", tha Osmani.
Sheqerinska: Radevi bën gabim në rrugëtim
Minsitrja e mbrojtjes Sheqerinska e quan “gabim në rrugëtim” deklaratën e kryetarit bullgar për statusin e komunitetit bullgar në vendin tonë.
"Anjëherë nuk kam dëgjuar për çfarëdo lloj shembulli apo epizode në histroi që shërbimet e zbulimit të kenë punuar pozivisht në zhvillimin e të drejtave të njeriut. Mendoj se bëhet fjalë për gabime në hapërim.", tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Arsovski: Palët të kenë kujdes në negociata
Zëdhënësi i qeverisë Arsovski fton fqiun lindor që të ketë kujdes me deklarata, sepse sipas tij, një shtet anëtar i NATO-s ka protokol dhe rregulla të komunikimit me shtetin tjetër.
"Mbetemi në narrativ të kujdesshëm. Duhet të kemi kujdes nga të gjitha palët e përfshira në procesin e negociatave përfshirë edhe bartësit e funkisoneve të larta në të dyja shtetet.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
Arsovski thotë se për momentin qeveria nuk ka disktuar për të njoftuar bashkësinë ndërkmbëtare për deklaratat e zyrtarëve bullgar ndaj shtetit tonë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
