Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, VMRO me pr/ligj për shfuqizimin e ligjit për regjistrim

03.03.2021 16:10

VMRO-DPMNE, pasi grumbulloi mbi 100 mijë nënshkrime

VMRO-DPMNE, pasi grumbulloi mbi 100 mijë nënshkrime, dorëzoi në Kuvendin propozim ligj për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave. Konsiderojnë se ligji në fuqi është miratuar pa debat publik dhe pa consensus me opozitën dhe se regjistrimi është I politizuar. Prandaj, kërkojnë që propozimi të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar që të mund të ndërpritet ky proces.
 
“E dorëzuam këtë propozim ligj për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Regjistrim dhe kërkojmë caktimin e një séance urgjente dhe të papezullueshme në të cilën do të votohet ky pr/ligj dhe do të ndalohet ky regjistrim politik dhe kjo katastrofë nacionale në paralajmërim.”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Edhe një përpjekje për manipulim
 
Mirëpo LSDM konsideron se VMRO DPMNE po merret me politikë retrograde. Madje, propozim ligjin e ri e konsiderojnë si përpjekje të rradhës të opozitës për të manipuluar opinionin.  
 
“Ligjin për regjistrim që sot e dorëzuan kolegët, është vetëm edhe një përpjekje për manipulim. Çdo jurist që lexon Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit e ka të qartë se nuk kishte nevojë për grumbullimin e nënshkrimeve jashtë procedure dhe se mjaftonte vetëm një deputet i VMRO DPMNE-së që të propozojë ligj.”, tha Sllavjanka Petrovski nga LSDM.
 
ASH: Pyetsori on-line ka difekte teknike
 
ASh nga ana tjetër ka konstatuar lëshime teknike në aplikacion on-line për regjistrim dhe ftin Entin Shtetëror të Statistikave të mënjanojë ato.
 
“Pyetsori përmban pyetje që janë shqip, përgjigejt duhet të jepen në maqedonisht. Pastaj ka grafe vetëm me cirilicë, në gjuhën maqedonase. Dmth që pyetsori on-line është në kundërshtim me nenin 34 të Ligjit për regjistrim. U pamundësohet mërgimtarëve që të regjistrohen në gjuhën amtare.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASh-së.
 
Qeveria fton diasporën që të regjistrohet
 
Në ndërkohë Qeveria ka ftuar mërgimtarët që të shfrytëzojnë të drejtën dhe detyrimin qytetar që të regjistrohen.  
 
“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV ka filluar më një mars me regjistrimin e të burgosurve, të të pastrehëve  dhe të diasporës. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të apelojmë deri te diaspora e jonë që në mënyrë active të merr pjesë në këtë process që është paraparë të zgjasë nga një marsi deri më më 21 prill të këtij viti.”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
 
Ne seamcën e një dite më parë Qeveria ka miratuar protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë, të propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, i cili parasheh masa mbrojtëse për të gjitha fazat regjistrimit.. 
 
SHPËTIM NUREDINI