Maqedoni
Në spitalin e dializës në Strugë shtrohet një pacient me Kovid 19 i kthyer nga Zanzibari
03.03.2021 16:46
Një pacient pozitiv me Kovid 19 nga Manastiri, i cili ditë më parë është kthyer nga Zanzibari...

Një pacient pozitiv me Kovid 19 nga Manastiri, i cili ditë më parë është kthyer nga Zanzibari, është shtruar në spitalin special për neurologji në Strugë. Pacienti 65 vjeçar momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por do ti bëjnë teste më të detajuara për të parë nëse bëhet fjalë për llojin e ri të virusit, atë të Afrikës së Jugut. Pacientë duhej të transferohej në klinikat e Shkupit, por atje nuk ka vend, prandaj ai tani është shtruar në Strugë.
“Dje ne këmbëngulëm për transferimin në 8 shtator sepse është e mundur që ekziston lloji afrikan i virusit Covid 19, por nuk kishte vend në spitalin ushtarak dhe pacienti është akoma me ne. Nesër do ta dërgojmë në Manu për të testuar, të shohim me çfarë virusi bëhet fjalë.”, tha Aleksandër Poposki, drejtor i spitalit special të neurologjisë.
Kohëve të fundit gjendja epidemiologjike në Strugë është e qetë. Numri i të infektuarve me Covid 19, është tre herë më i vogël, në baza ditore, ndryshe nga Ohri. Që nga statistikat e fundit, aktualisht në Strugë ka 185 raste aktive me Covid 19, ndërsa në Ohër ka 438 raste aktive. Qendra Shëndetësore në Strugë thotë se klanë përgatitur një qendër vaksinimi dhe ekipe mjekësore për imunizimin e popullatës.
“Ne jemi të gatshëm në çdo mënyrë, si për nga stafi ashtu edhe për nga hapësira. Kemi një qendër që është në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret, kemi edhe personel. Kemi tre ekipe, mund të përfshijmë edhe katër, në varësi të nevojës dhe numrit të vaksinimeve.", tha Andon Lozhankoski, drejtor i Qendrës Shëndetësore Strugë.
Njëzet punëtorë shëndetësorë nga Qendra Shëndetësore në Strugë dhe spitali i Strugës janë vaksinuar kundër virusit Kovid 19, ndërsa shumica prej tyre janë përballë më herët me virusin. Spitali modular tash e disa javë është gati, por është duke u punuar për vendosjen e oksigjenit, që të vihet në funksion.
ILMIJE ZHAKU
