Maqedoni

Plani i Qeverisë kundër korupsionit, ASH-AAA: Luftë korrupsionit, por me pika shtesë

03.03.2021 17:10

Koalicioni ASH-AA kanë ironizuar me strategjinë kundër korupsionit të të miratuar nga qeveria...

Nga ky koalicion thonë se është mëse e nevojshme një plan kundër korupsionit, por jo pa u plotësuar sipas tyre me disa pika të tjera  që do të përfshinin rastet korruptive të krerëve të qeverisë.  
 
“Ndër pikat që ne i kemi vendosur është burgosja e kryeministrit Zoran Zaev, i cili arriti të bëjë Maqedoninë e Veriut vendin më të koruptuar në Ballkan. Pika e dytë ka të bëjë me burgosjen e Ali Ahmetit, i cili është i dyshuar për involvim koruptiv në rastin “Maxhar Telekom”, e treta ka të bëjë me Bujar Osmani i cili ishte një pacient në rastin “Pacienti”. Pra këto janë disa pika të cilat do të mundësonin pastrim e mirëfilltë nga korupcioni të kësaj qeverie.”, tha Omer Ajdini nga koalicioni ASH-AA.