Maqedoni
Regjistrimi, Simovski: Procesi është i mbrojtur
03.03.2021 17:34
Rregjistrimi përmes aplikacionit online po rrjedh si duhet ndërsa edhe interesimi i qytetarëve...

Rregjistrimi përmes aplikacionit online po rrjedh si duhet ndërsa edhe interesimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit është i madh, tha Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski. Ai pohon se sistemi është i sigurt dhe I mbrojtur ndërkaq në dy ditët e para janë regjistruar rreth 18 mijë qytetarë.
"Çdo qasje regjistrohet, asgjë nga ajo që do të hyjë në atë mënyrë ( me IP adresë të rrejshme) nuk do të rregjistrohet në bazë. Bazat janë maksimalisht të mbrojtura, janë baza tona dhe askush nuk ka të drejtë qasjeje në atë bazë. Mbrojtje ka por edhe theksohet se nuk guxon të veprohet në atë mënyrë", u shpreh drejtori i EHSS-së, Apostol Simovski.
Shahpanska: Statistikat kontribojnë në p. sociale
Të dhënat nga rregjistrimi do të ndihmojnë në avansimin dhe korrigjimin e politikave sociale, tha ministrja e resorit, Shahpanska.
"Të dhënat që do ti marrim nga rregjistrimi për moshën e strukturës së vendbanimeve do të ketë kontribut serioz për ministrinë në krijimin e politikave për uljen e papunsisë, për shkollat dhe për sistemimin e fëmijëve në çerdhe", theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska.
Këto komente u thanë në vizitën e ministres Shahpanska dhe drejtorit Simovski në qendrën e të pastrehërve në Vizbeg, ku janë rregjstruar 105 persona të pastrehë. Përveç regjistrimin online të diasporës, po zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
