Maqedoni

Kuvendi votoi vetbesimin e qeverisë

03.03.2021 17:58

Kuvendi votoi për votbesimin e Qeverisë me 62 vota për dhe asnjë kundër...

Kuvendi votoi për votbesimin e Qeverisë me 62 vota për dhe asnjë kundër. 
 
"Gjithsej votuan 62 deputetë për dhe asnjë kundër. Kuvendi miratopi besimin e Qverisë", u shpreh kryeparlamentari Talat Xhaferi. 
 
Kryeministri Zoran Zaev para votimit theksoi se ka kërkuar që deputertët të votojnë për votbesimin e  qeverisë për herë të parë në historinë parlamentare të vendit që të sqarohen disa gjëra që në opinion i plasoi opozita sa i përket shumicës në Kuvend.
 
"E marr përgjegjsinë që  të përballlemi dhe të sqarohemi. Ta shohim në vepër shumicën e paralajmëruar nga opozita e cila pretendon se do ta rrëzojë këtë Qeveri. Ky është momenti ët tregojmë para qytetarëve sa sa ka të vërtetë nga ajo që thotë opozita, të shohim se për cfarë bëhet fjalë, qeveri stabile me shumicë stabile apo opozitë e lëkundur", theksoi kryeministri Zoran Zaev. 
 
Zaev më tej shtoi se nuk doi të lejon pasiguri, bllokada, dhe obdstruksione. Ai akuzoi opozitën për obstrukcione ndaj shtetit dhe plasim të gënjeshtave për interesa partiake dhe për krijimin e pasigurisë te qytetarët.
 
"Nuk do të lejojmë pasiguri,pengesa, bllokada dhe obstrukcione", shtoi Zaev. 
 
Opozita nuk mori pjeës në seancë gjatë votimit për votbesimin e Qeverisë. Deputeti i VMRO DPMNE së Nikolla Micevski para lëshimit të seancës e akuzoi shumicën parlamentare se nuk ka guxim të lejojë tre ditë debat që[ të tregohen anomalitë e Qeverisë.
 
Pas përkrahjes nga Kuvendi votbesimi i Qeverisë nuk mund të bëhet para 90 ditëve nga votimi i fundit, përvec në raste kur votbesimin e parashtron shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI