Botë
Vaksinimi kundër Covid 19 në botë, Biden: Deri të fund të majit, vaksina për të gjithë
03.03.2021 18:22
Shtetet e Bashkuara pritet të kenë furnizime të mjaftueshme me vaksina të koronavirusit për të gjithë amerikanët...

Shtetet e Bashkuara pritet të kenë furnizime të mjaftueshme me vaksina të koronavirusit për të gjithë amerikanët në moshë madhore deri në fund të majit, dy muaj më herët sesa parashikohej, sepse prodhuesi i ilaçeve Merck & Co do të ndihmojë në prodhimin e vaksinës , kompaninë rivale Johnson & Johnson, për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës. Kompania ka premtuar të prodhojë 100 milion doza deri në fund të qershorit.Administrata e Presidentit Biden po përpiqet gjithashtu që të përshpejtojë planet e vendit për të arritur “imunitetin e turmës” dhe rikthimin e normalitetit pas pandemisë.
"E kuptova kur mora detyrën se Johnson & Johnson ishte prapa në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës së saj dhe kishte prodhuar vetëm 3.9 milionë doza përpara marrjes së autorizimit për përdorim urgjent të vaksinës së saj. Ekipi jonë ka punuar shumë për të përshpejtuar këtë përpjekje.", Joe Biden, president i SHBA-ve.
Gjermani: Nuk përdoren vaksinat “AstraZeneca”
Pasi SHBA-të kanë prodhuesit e tyre të vaksinave, Gjermania nuk i beson vaksinës britaniko-suedeze “AstraZeneca” dhe ajo është akuzuar për mos përdorimin e këtyrë vaksinave. Ky vend ka reaguar ndaj kritikave se miliona doza të vaksinave të AstraZenaca-s janë grumbulluar nëpër frigoriferë dhe nuk po përdoren.Arsyeja është pjesërisht mosbesimi edhe politika e ngurtë vendase e vaksinimit. Deri tani nuk janë përdorur as 15 përqind të vaksinave AstraZeneca. Mosbesimi ndaj saj lidhej sidomos me dyshimet se nuk e ka efektin e duhur ndaj mutantit afrikano-jugor, çfarë e ka detyruar edhe qeverinë afrikano-jugore që të mos e përdorte më vaksinën britaniko-suedeze. Edhe India në vend të vaksinës Astrazeneka do të përdorë vaksinën e saj “Made in India”.
Vaksinat COVAXIN dhe AstraZeneca u miratuan nga Enti Rregullator i Indisë në janar, por tani Idia kërkon ti shesë vaksinat që ka marrë në Brazil dhe Filipine. Bharat Biotech,kompania e cila prodhon vaksinën Indiane, thotë se e ka përfunduar provën e fundit dhe rezultatet do të dalin këtë muaj.
FARIJE DAUTI BAKIU
