Maqedoni

Mali Sharr afër shpalljes për park kombëtar, Nuredini: Nuk do ndërtohen hidrocentrale të reja

03.03.2021 19:00

Tridhjetë fshatra me mbi 62 mijë hektarë do të hyjnë në zonën e mbrojtur të Malit Sharr...

Tridhjetë fshatra me mbi 62 mijë hektarë do të hyjnë në zonën e mbrojtur të Malit Sharr, që është një hap afër për t’u shpallur Park Kombëtar”.

Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, informoi se derisa zgjatë procedura për miratimin e ligjit në Kuvend, Qeveria ka sjellë vendim që Mali Sharr përkohësisht të jetë i mbrojtur, me qëllim që të ndalohet sjellja e koncesioneve në këtë rajon.

Nuredini njoftoi se do të hetohet nëse rrëshqitja e dheut në Leshnicë që shkatërroi gypin e sistemit kryesor të ujësjellësit që e la Tetovën pa ujë, është shkaktuar nga hidrocentralet.

SEDAT SELIMI