Maqedoni
Parashikimi i motit
04.03.2021 09:05
Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë....

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare në pjesët perëndimore nga perëndimi, dhe në lindje nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej katërmbëdhjetë gradë deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie në -2, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
Nesër moti pritet të jetë me diell, ndërsa prej të shtunën parashihet të ketë reshje të shiut dhe ulje të temperaturave.
