Ligjëratë nga Omer Xhamali për sëmundjet kardiovaskulare

21.11.2014 18:13

Kardiokirurgu shqiptar me famë botërore, Omer Xhamali, i njohur për transplantimin e parë të zemrës, sot, përpara studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Shtetëror të Tetovës ka zhvilluar ligjëratën e tij të dytë kushtuar sëmundjeve kardiovaskulare.....

“Kardiokirurgjia për momentin ballafaqohet me disa sfida, por unë mendoj se në përgjithësi kemi sfidën e trajtimit të sëmundjeve kardiare dhe kardiovaskulare dhe mendoj se tendenca për trajtimin e këtyre sëmundjeve shkon në përpilimin e të ashtuquajturave hartim të  zemrës, e cila më  nuk do të  përbëhet vetë nga kardiokirurgu apo nga kardiologu, po do të jetë  një  bashkëpunim më  i gjerë me shumë ekspertë, të  cilët kanë  qasje në këtë  lëmi”- deklaroi kardiokirurgu, Omer Xhemali.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr.Vullnet Ameti, theksoi se USHT-ja, në kuadër të strategjisë  zhvillimore të  Fakultetit të  Shkencave të  Mjekësisë e ka në agjendë prioritet që para studentëve dhe  stafit akademik të sjellë profesorë eminentë nga e gjithë bota, në fusha të ndryshme të mjekësisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të  jesh në  ligjëratën e profesorit, Omer Xhemali, ku ne në vazhdën e takimeve që kemi pasur me profesorin, kemi qenë  në  kontakt afër shtatë muaj, që ta përshtatim agjendën e profesorit, që  të  vijë të  mbajë  një  ligjëratë  para studentëve tanë”- tha rektori i USHT-së, prof.dr.Vullnet Ameti.

“Është  nder dhe respekt për Universitetin Shtetëror të  Tetovës, e në veçanti për Fakultetin e Shkencave të  Mjekësisë,  që sot, në mesin tonë  është  prezent kardiokirurgu i njohur shqiptar, Omer Xhemali, i cili dje dhe sot shkëlqeu me ligjëratat e tij”- u shpreh dekani i Fakultetit të Shkencave të  Mjekë sisë, doc.dr.Nasir Bexheti.

Njëherit, rektorin i USHT-së, prof.dr.Vullnet Ameti, kardiologut, prof.dr.Omer Xhemalit i ndau një mirënjohje me logon e USHT-së, për kontributin e tij dhënë  në  fushën e mjekësisë. (Miftar Emini, TVM2)