Botë

KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë

04.03.2021 10:06

Pritet të shpallen sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë...

Pritet të shpallen sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, pasi mbrëmë u mbyll edhe numërimi i votave të Diasporës të dërguara me postë.
 
Kësaj radhe, janë rinumëruar më shumë vendvotime, gjithsej 564 dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.
 
Me shpalljen e rezultatit nuk mbyllet procesi pasi tani fillon periudha për ankesat nga partitë politike.
 
Ankesat mund të paraqiten brenda 24 orësh nga momenti i shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ-së dhe PZAP duhet të marrë vendim brenda tri ditësh.
 
Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë të njëjtat mund t’i drejtohen brenda 24 orëve Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka 3 ditë kohë për të vendosur lidhur me ankesat në fjalë.
 
Vetëm pas kësaj, KQZ mund të certifikojë rezultatet p