Botë
Sulm terrorist në Suedi, një i ri plagos me thikë 8 persona
04.03.2021 10:20
Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm të dyshuar terrorist në Suedi....

Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm të dyshuar terrorist në Suedi. Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda, me policinë lokale që bën me dije se një i ri, rreth të njëzetave, goditi me thikë disa persona pasditen e sotme.
I riu u qëllua në këmbë nga policët dhe është dërguar në spital.
Sipas mediave suedeze, disa prej personave janë plagosur rëndë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia po e heton si “sulm terrorist
