Botë

KQZ shpall rezultatet zyrtare, LVV- 58 deputetë, PDK-19, LDK-15

04.03.2021 11:21

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ne Kosoves ka publikuar rezultatet përfundimtare...

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ne Kosoves ka publikuar rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Në bazë të rezultateve, LVV ka marre gjithsej 49,5%, të votave, PDK , 16 9% dhe LDK 12.64% të votave. 
 
Lëvizja Vetevendosje ka marre gjithsej 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike 19 deputetë,  LDK 15 deputet, Lista Serbe 10, AAK 8, Lista e minoriteteve jo shumicë 10 deputetë. 
 
Në listën e Vetetvendosjes, deputetja me e votuar ka qenë Vjosa Osmani nga Lista Guxo,  e cila ka grumbulluar gjithsej 300 mijë e  378 vota. 
 
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës , Valdeta Daka, ka deklaruar  që  zgjedhjet e fundit parlamentare, janë vleresuar si zgjedhjet më të sukseshme deri tani të mbajtura në Kosovë. Daka gjithashtu ka thënë se në PZAP, nuk kanë arritur vërejtje  nga subjektet politike, andaj sipas saj, këto janë rezultatet zyrtare të shpallura për zgjedhjet e fundit.
 
Sipas statistikave të  përgjithshme, në listë janë regjistruar gjithsej  1 milion e 857, mijë qytetarë me te drejte vote, prej ku 89 mijë 575 vota kane qenë  me kusht  dhe me postë. 
 
Partitë politike kanë të drejtë ankese, të cilat mund t’i parashtrojnë në PZAP në afat prej 24 orëve.