Maqedoni
Rasti “Drumarina”, seance e re për mashtrimet me faturat fiskale
04.03.2021 10:24
Me dëshminë e një eksperti dhe tre dëshmitarëve...

Me dëshminë e një eksperti dhe tre dëshmitarëve, vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup gjykimi për rastin “Drumarina”.
Në këtë rast, ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, dyshohet për mashtrim me faturat e taksave fiskale nga pikat pagesore, të cilat i kanë kushtuar Kuvendit rreth 100.000 euro. Boneva paralajmëroi se me 7.000 prova do të dëshmojë se nuk ka dhënë fatura të rreme fiskale nga pikat pagesore dhe se nuk është rekorder në shpenzimet e udhëtimit.
Gjykatës I lëndës është Marin Stanevski, ndërsa aktakuza përaqësohet nga prokurori, Artan Ajro.
